Home Ceshtjet Sociale Thjeshtohen procedurat për vlerësimin mjekësor të aftësisë së kufizuar

Thjeshtohen procedurat për vlerësimin mjekësor të aftësisë së kufizuar

4 min read
1
165

TIRANE, 18 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/ – AsnjĂ« person me aftĂ«si tĂ« kufizuara nuk do tĂ« paraqitet mĂ« pranĂ« ambienteve ku zhvillohen komisionimet nga KMCAP-tĂ«.

Ndryshe nga sa ndodhte mĂ« parĂ«, tanimĂ« vendimi do tĂ« merret nga komisioni, bazuar nĂ« dokumentacionin e dosjes sĂ« paraqitur, ndĂ«rsa pĂ«rgjigja do t’i dĂ«rgohet qytetarit nĂ« shtĂ«pi nga administratori shoqĂ«ror nĂ« njĂ«sinĂ« vendore ku banon.

Janë këto ndryshimet më fundit, të cilat janë konfirmuar nga vetë Drejtoresha e Shërbimit Social Shtetëror, Luneda Sufali, e cila ka bërë të ditur thjeshtimin e procedurave të vlerësimit të aftësisë së kufizuar.

Me ndryshimet e bëra në rregullore, personat me aftësi të kufizuara nuk do të sorollaten më nëpër radhë të gjata për të marrë KMCAP (vlerësimin mjekësor të aftësisë së kufizuar).

Kur qytetari paraqitet pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« pĂ«r vlerĂ«sim, ose rivlerĂ«sim tĂ« aftĂ«sisĂ« pĂ«r punĂ«, mjeku specialist plotĂ«son saktĂ«, qartĂ« dhe me pĂ«rgjegjĂ«si “FletĂ«n e Drejtimit pĂ«r nĂ« KMCAP” dhe “EpikrizĂ«n PĂ«rcjellĂ«se” pĂ«r rastet e rivlerĂ«simit, tĂ« cilave u bashkĂ«ngjiten tĂ« dhĂ«nat e ID sĂ« personit, dhe ekzaminime qĂ« janĂ« tĂ« domosdoshme pĂ«r evidentimin e plotĂ« tĂ« gjendjes shĂ«ndetĂ«sore tĂ« qytetarit.

Pra, siç shpjegohet më sipër, qytetari që aplikon për herë të parë për përfitimin e pagesës për aftësi të kufizuar, paraqitet vetëm tek mjeku specialist në spital, dhe më pas merr në banesë vendimin final të KMCAP-it. Kur vlerësimi bëhet për herë të parë, dosja shqyrtohet brenda 30 ditëve nga KMCAP-i, ndërsa kur bëhet rivlerësim, dosja duhet të paraqitet nga administratori shoqëror në Drejtorinë Rajonale të SHSSH-së, dy muaj para përfundimit të afatit të vendimit të fundit.

Me këtë ndryshim në rregullore qytetarët nuk do të sorollaten më zyrave të shtetit dhe nga ana tjetër do të shmangen në maksimum mundësitë për korrupsion. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…