Home Ceshtjet Sociale FOTO/ TiranĂ«, investimet qĂ« do t’i japin fund mĂ«simit me dy turne

FOTO/ TiranĂ«, investimet qĂ« do t’i japin fund mĂ«simit me dy turne

9 min read
0
193

TIRANE, 17 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Viti 2018 ka nisur të shënojë edhe zgjidhjen e problemit të mungesës së infrastrukturës arsimore në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Përmes planit ambicioz të hartuar nga bashkia e Tiranës që synon ndërtimin e 17 shkollave të reja, intensiteti i lartë me të cilën po punohet do të sjellë efekte pozitive për nxënësit që derimë tani kanë pasur vështirësi, pasi mësimi zhvillohej në dy turne.

Zbulohen projektet, ja si do jenë shkollat e reja që do ndërtohen në Tiranë

Me ndërtimin e 17 shkollave të reja, themelet e të cilave do të hidhen së shpejti, Tirana do të përjetojë një revolucion të vërtetë, me godina moderne, mjedise e hapësira të bollshme për nxënësit, terrene sportive e laboratorë të mirëpajisur për zhvillimin normal të lëndëve arsimore.

Këto që shihni janë disa nga projektet e 17 shkollave të reja që do të nisin ndërtimin këtë vit, për të qenë gati në sezonin e ri shkollor 2019. Me do të kenë strukturë moderne, krejt ndryshe nga shkollat aktuale, me një qasje perëndimore si në infrastrukturë, ashtu edhe në konceptimin për të qenë epiqendra kulturore dhe sociale të qytetit.

Ndërkaq, shkollat 9-vjeçare do të kenë edhe kopësht të integruar brenda tyre.

PĂ«rveçse do tĂ« zgjidhin pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« problemin 27-vjeçar tĂ« mĂ«simit me dy turne, siç edhe u premtua nga kryebashkiaku Erion Veliaj nĂ« zgjedhjet e 2015-Ă«s, shkollat e reja tĂ« TiranĂ«s do tĂ« jenĂ« njĂ« mjedis i hapur pĂ«r tĂ« gjithĂ«, sipas konceptit tĂ« ri si “qendra komunitare”, qĂ« do mund tĂ« shfrytĂ«zohen edhe gjatĂ« pasditeve nga nxĂ«nĂ«sit dhe komuniteti rreth saj, pĂ«r aktivitete tĂ« ndryshme social-kulturore, duke i dhĂ«nĂ« asaj njĂ« dimension tjetĂ«r.

Ndërtimi i tyre është përcaktuar në çdo njësi administrative të Tiranës, aty ku edhe nevoja është më e madhe, në bazë të dendësisë së popullsisë. Shkollat janë planifikuar të kenë të gjitha ambientet e nevojshme akademike (klasat mësimore, duke përfshirë laboratorët e fizikës, kimisë, biologjisë, informatikës etj), palestër me ambientet ndihmëse të saj, hapësirat administrative, hapësirat shoqërore, etj.

Për të përballuar ndryshimet klimaterike, godinat do të pajisen me sisteme të ngrohjes qendrore. Një kujdes i veçantë i është kushtuar edhe sistemimit të mjediseve të jashtme, me terrene sportive, gjelbërim dhe ndriçim të jashtëm.

NĂ« vitin 2017, Bashkia e TiranĂ«s pĂ«rfundoi ndĂ«rtimin e 3 shkollave tĂ« reja: “Hoxha Tahsin”, pranĂ« Pazarit tĂ« Ri, “Betim Muço” nĂ« Kombinat dhe “Ardian Klosi” nĂ« NjĂ«sinĂ« 4. NdĂ«rkohĂ«, janĂ« nĂ« pĂ«rfundim e sipĂ«r shkolla “Servete Maçi” nĂ« RrugĂ«n e DibrĂ«s dhe shkolla “Kosova” nĂ« RrugĂ«n e Elbasanit.

Me ndërtimin e këtyre objekteve arsimore, në Tiranë nuk do të ketë më shkolla të mbushura mbi kapacitetin e tyre normal apo shkolla që zhvillojnë mësimin me dy turne. Rritjes së konsiderueshme demografike që ka pësuar Bashkia e Tiranës gjatë viteve të fundit, si dhe mosndërtimi i shkollave të reja për vite me radhë, ka sjellë mbipopullimin e shkollave ekzistuese, kryesisht në zonat informale, dhe boshatisjen e disa të tjerave në zonat periferike.

Në Bashkinë e Tiranës gjenden gjithsej 191 shkolla publike, nga të cilat 17 janë shkolla të mesme të veçanta, 13 janë të mesme të bashkuara, 40 janë cikli i ulët dhe 121 9-vjeçare. Duke qenë se numri i nxënësve është më i lartë se kapaciteti maksimal i këtyre shkollave, n

 

jë pjesë e konsiderueshme kanë të regjistruar më shumë nxënës se kapaciteti maksimal i tyre, çka i detyron ta zhvillojnë mësimin në klasa të mbipopulluara ose gjatë turnit të dytë.

previous arrow
next arrow
ArrowArrow
Slider

 

Shkollat dhe njësitë ku do të ndërtohen:

Prej disa muajsh kanĂ« filluar punimet pĂ«r shkollĂ«n “Servete Maçi” dhe shkollĂ«n “Kosova”, nĂ« njĂ«sinĂ« 8 dhe 9.

Bashkia bën të ditur se janë intensifikuar punimet, me qëllim përfundimin e tyre sa më shpejt

Në njësinë 2- do të ndërtohen 3 shkolla të reja, dy 9 vjeçare dhe një e mesme;

Në njësinë 5- do të ndërtohet një shkollë 9 vjeçare;

Në njësinë 7 do të ndërtohet një shkollë e mesme;

Në njësinë 8 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme;

Në njësinë 9 do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare dhe një e mesme;

Në njësinë 11 do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme;

Në njësinë Dajt do ndërtohet një shkollë e mesme;

Në njësinë Farkë do ndërtohet një shkollë 9 vjeçare;

Në njësinë Kashar do ndërtohen dy shkolla 9 vjeçare dhe një shkollë e mesme. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…