Home Ekonomi, Biznes dhe Finance Ulet në 6.8% interesi për kreditë e reja në lekë

Ulet në 6.8% interesi për kreditë e reja në lekë

3 min read
0
237

TIRANË, 28 Shkurt /ATSH/- Norma mesatare e interesit pĂ«r kreditĂ« e reja nĂ« lekĂ« rezultoi mesatarisht 6.8% nĂ« tremujorin e katĂ«rt tĂ« vitit, duke qenĂ« lehtĂ«sisht nĂ«n mesataren e dy tremujorĂ«ve tĂ« mĂ«parshĂ«m, njoftoi Banka e ShqipĂ«risĂ« (BSH) nĂ« raportin e publikuar sĂ« fundi, mbi politikĂ«n monetare.

Sipas BSH-së, një dinamikë e tillë është diktuar, më së shumti, nga ecuria rënëse e normave të interesit për kreditë për biznese, norma mesatare e të cilave është luhatur rreth nivelit 6.7% në tre tremujorët e fundit të vitit 2017. Kjo tendencë rënëse është vënë re si në kreditë për investime ashtu dhe në ato për mbështetje me likuiditet.

Ndërkohë, edhe normat e interesit të kredive për individë u reduktuan gjatë tremujorit të katërt, duke zbritur në 7.0%, nga 7.3% që ishin në tremujorin e tretë.

Kjo rënie ishte e pranishme si në kredinë konsumatore, ashtu edhe në atë hipotekare.

Norma interesit për kredinë në euro shënoi 4.3%

Interesi mesatar për kredinë e re në euro ka mbetur në nivele më të ulëta se ato të vërejtura në pjesën e parë të vitit dhe gjatë vitit 2016.

Ky tregues shënoi 4.3% në tremujorin e katërt të vitit, me një rritje të lehtë kundrejt tremujorit të tretë të tij.

Nga të dhënat e BSH-së rezulton se, rritja ka qenë e pranishme në normat e interesit të kredive për likuiditet dhe të atyre për investime të bizneseve, ndërkohë që kanë mbetur të pandryshuara normat e interesit për kreditë konsumatore dhe hipotekare të individëve.

Sipas Bankës së Shqipërisë, diferenca e normës mesatare të kredisë në lekë kundrejt asaj në euro u ul në 2.4 pikë përqindje në këtë tremujor. e.xh//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…