Home Ceshtjet Sociale VIDEO/Adriana Ferrja: Me mua u bë drejtësi

VIDEO/Adriana Ferrja: Me mua u bë drejtësi

4 min read
1
179

TIRANE, 27 Shkurt/ATSH-Z.Tosku/-Lënia jashtë skemës së ndihmës ekonomike të abuzuesve të ligjit, ka mundësuar që shumë familje në nevojë të trajtohen me ndihmë ekonomike në bazë të kushteve të jetesës, kategoritë e të cilave përcaktohet përmes sistemit të pikëzimit.

Adriana Ferrja është banore pranë njësisë nr.9 në kryeqytet dhe prej datës 14 shkurt është përfituese e ndihmës ekonomike.

Në një prononcim dhënë për ATSH-në, Ferrja shprehet se më në fund mori atë që ka merituar, sepse familja e saj jeton në kushte të vështira ekonomike.

“UnĂ« jam Adriana Ferrja me katĂ«r persona nĂ« shpi. Aplikova pĂ«r asistencĂ« dhe shyqyr Zotit me doli kĂ«saj radhe. Aplikova nĂ« janar dhe nĂ« 14 shkurt mora lekĂ«t. Ja di pĂ«r faleminderit qeverisĂ«, shumĂ« faleminderit qĂ« kam marrĂ« ndihmĂ«n ekonomike. Kjo qĂ« po marr unĂ« Ă«shtĂ« drejtĂ«si, unĂ« ndihmĂ«n ekonomike e kam marrĂ« me drejtĂ«si dhe jo me tĂ« shtrembur. Ti po e shikon vetĂ« ku jeton nĂ«na”.

MĂ« tej, Ferrja ka vlerĂ«suar faktin qĂ« ndihma ekonomike po jepet pĂ«r familjet nĂ« nevojĂ« dhe jo pĂ«r ato familje qĂ« janĂ« tĂ« pasura. “NdihmĂ«n duhet ta marrin familjet qĂ« janĂ« nĂ« hall si puna ime dhe jo tĂ« marrin ato qĂ« kanĂ« dhe tĂ« rrimĂ« ne qĂ« nuk kemi. Qeveria ka bĂ«rĂ« drejtĂ«si. Hallall t’ia bĂ«jĂ« Zoti!”.

Nga janari i këtij viti ka nisur zbatimin skema e re e mbështetjes ekonomike, ku çdo qytetar që gjendet në nevojë aplikon vetëm me një dokument, që është karta e identitetit, duke mos iu dashur më që të sorollatet në zyrat e shtetit, për të marrë vërtetime pafund në lidhje me çdo aset që ka në pronësi, apo me të ardhurat e tyre.

Skema e re synon shënjestrimin e më të varfërve. Skema e kaluar ishte një skemë e ndihmës ekonomike të pjesëshme, që do të thotë se pjesa më e madhe e familjeve të ndihmës ekonomike përfitonin nga 1 mijë deri 2 mijë lekë të reja.

Sot ndihma ekonomike e pjesshme në të gjitha qarqet e vendit nuk ekziston më. Ajo është riformatuar tashmë në një ndihmë ekonomike të plotë, e shoqëruar edhe me subvencione, që jepet tashmë për arsimimin apo vaksinimin e fëmijëve që janë në përbërje të familjes. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Ceshtjet Sociale
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…