Home Aktualitet VIDEO/ Histori suksesi, fëmija lind 27 javësh dhe gëzon shëndet të plotë

VIDEO/ Histori suksesi, fëmija lind 27 javësh dhe gëzon shëndet të plotë

3 min read
0
174

TIRANE, 3 Shkurt/ATSH/- Në maternitetin Mbretëresha Geraldinë, në Tiranë një muaj më parë erdhi në jetë një fëmijë  27 javësh me peshë 900 gram dhe falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve dhe infermierëve të këtij materniteti, sot pas një muaji foshnja gëzon shëndet të plotë.

Sipas shefit të klinikës së shërbimit të Neonatologjisë, pranë maternitetit, Spiro Damo fëmija lindit 27 javësh me peshë 900 gram.

Sot tha ai, vetëm pas një muaji foshnja arriti peshën 1220 gram.

“E quaj histori suksesi sepse bazohet mbi disa shĂ«rbesa qĂ« bebit i janĂ« dhĂ«nĂ«. SĂ« pari Ă«shtĂ« vendosur nĂ« asistencĂ«n e lindjes dhe sĂ« dytĂ« asistencĂ«n e respiratorit”, shprehet Damo.

Damo thotë se në suksesin e arritur një rol të madh ka luajtur edhe respektimi i rregullave higjeno-sanitare në repartin e terapisë intensive për neonatët.

Ndërsa kryeinfermierja e repartit të reanimacionit neonat, Mimoza Keqi siguron se sot fëmija gëzon shëndet të plotë.

Historia e foshnjës që erdhi në jetë 27 javësh u shpërnda në rrjetet sociale nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila e cilësoi si të shkëlqyer punën e stafit të këtij materniteti.

“NjĂ« lajm i mirĂ« nga materniteti MbretĂ«resha GeraldinĂ« nĂ« TiranĂ«. PĂ«rgĂ«zime ekipit tĂ« mjekĂ«ve dhe infermierĂ«ve tĂ« reanimacionit tĂ« NeonatologjisĂ« pĂ«r punĂ«n e shkĂ«lqyer. KonkurrojnĂ« me klinikat mĂ« tĂ« mira tĂ« rajonit”, shkruan ministrja Manastirliu./a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Arlinda Gjonaj
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…