Home Aktualitet VIDEO/Reforma e ujit në kryeqytet, brenda janarit lidhen rreth 1200 kontrata

VIDEO/Reforma e ujit në kryeqytet, brenda janarit lidhen rreth 1200 kontrata

4 min read
1
160

TIRANE, 20 Janar/ATSH-Z.Tosku/-Reforma e ujit e nisur tashmë prej gati një muaj në të gjithë vendit, ka nxitur qytetarët që të lidhin kontratat më ujësjellësin.

Ndërsa grupet e kontrollit kanë zbritur në terren për të ndërprerë furnizimin me ujë të gjithë qytetarëve apo bizneseve që e përdorin atë në mënyrë të paligjshme, qytetarët shprehen pro nismës së qeverisë duke e cilësuar të duhur vendimin për të krijuar barazi në shlyerjen e çdo detyrimi ndaj shtetit, në bazë të masës së ujit të harxhuar.

Nga të dhënat e siguruara nga UKT-ja për ATSH-në, në kryeqytet që nga muaji korrik i vitit të kaluar (2017) deri në muajin janar të këtij viti, janë shkëputur 10 mijë lidhje të paligjshme. Po kështu, sipas UKT-së, sjellja konsumatore ka ndryshuar përsa i përket debisë së akumuluar familjare.

Sipas tyre, konsumatori familjar sa po vjen dhe po afrohet për të lidhur  akt-marrëveshje përmes skemës lehtësuese.  Brenda muajit janar lidhur rreth 200 akt-marrëveshje në secilën prej 6 njësive zonale të UKT-së në kryeqytet.

Agjencia Telegrafike Shqiptare ka lëvizur në disa njësi të UKT-së në kryeqytet për të parë nga afër interesimin e qytetarëve në lidhjen e akt-marrëveshjeve por edhe për të mësuar reagimet e tyre.

“Jam kundĂ«r atyre qĂ« nuk paguajnĂ«. Derisa ti harxhon edhe e pĂ«rdor ujin sigurisht qĂ« do e paguash”, shprehet njĂ« qytetar.

NjĂ« tjetĂ«r qytetare thotĂ« se “unĂ«  jam e rregullt dhe qĂ«kur e kam ndjerĂ« vetĂ«n qĂ« duhet tĂ« vij tek ky sportel e deri mĂ« sot, unĂ« nuk mungoj. A kemi detyrime karshi shtetit? Me shtetin nuk ka shaka”.

“Mua mĂ« duket normale sepse tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t duhet tĂ« vendosen nĂ« vende tĂ« barabarta. Nuk ka pse qytetarĂ«t apo bizneset tĂ« kenĂ« lidhje tĂ« paligjshme apo tĂ« kenĂ« disa familje qĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« nga lidhjet e paligjshme”, pĂ«rfundon njĂ« tjetĂ«r qytetar. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Zina Tosku
Load More In Aktualitet
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…