Home Ekonomi, Biznes dhe Finance VIDEO/Agropikat këshillim për rritjen e financimit të fermerëve

VIDEO/Agropikat këshillim për rritjen e financimit të fermerëve

4 min read
0
176

TIRANE, 10 Janar /ATSH/ -Agropika një dritare e re me shërbim modern ndaj fermerit, synon të rrisë informimin dhe këshillimin ndaj komunitetit rural që të përfitojnë sa më shumë financime nga skemat e mbështetjes të qeverisë dhe grandet e donatorëve.

Bujqësia punëson 50% të fuqisë punëtore dhe përfiton vetëm 4% nga totali i financimeve duke kontribuar në 18% të PBB, shumë herë më pak se potenciali i saj real.

Ndaj politikat e qeverisë janë adresuar në rritjen e fondeve buxhetore për vitin 2018,  me 15 % më shumë financime për bujqësinë ose 1.4 miliardë lekë më shumë se në 2017-n, për të sjellë një ndryshim radikal në rritjen e punësimit dhe zhvillimin e sektori. Këtë vit financimi më i madh i adresohet skemave të mbështetjes së bujqësisë me një buxhet në rritje me 55%.

PĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kĂ«tĂ« vit, me “o dokumenta”, fermerĂ«t do tĂ« aplikojnĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar subvencione ku kriter specifik Ă«shtë rajonizimi i prodhimit bujqĂ«sor dhe blegtoral mbi bazĂ«n e potencialeve specifike sipas rajoneve.

Ndërsa 5 agropikat e para (ose  One Stop) në Fier, Lushnje, Korçë, Vlorë e Durrës janë tashmë në shërbim të fermerëve dhe brenda 6 mujorit te parë të 2018, shtohen edhe 15 të tilla në të gjithë vendin, njofton dikasteri i Bujqësisë.

Ministria e BujqĂ«sisĂ« dhe Zhvillimit Rural pĂ«rmes njĂ« video tĂ« publikuar sot nĂ« rrjetin social “facebook”, shkruan se  Agropika ofron mĂ« shumĂ« transparencĂ« dhe akses nĂ« skemat mbĂ«shtetĂ«se dhe financimit pĂ«rmes fondit tĂ« garancisĂ« nĂ« bujqĂ«si.

Sportelet e para Agropika, unike në llojin e tyre për shërbimin One Stop që i ofron fermerëve, janë hapur në qytetet e afirmuara për zhvillimin dhe potencialet e mëdha bujqësor që bartin.

Ato  ofrojnë për fermerët shërbimin e aplikimit për grante dhe subvencione me fondet buxhetore, si dhe për programin IPARD, këshillim për plane biznesi, informacion dhe këshillim bujqësor, informacion financiar dhe informacion për tregjet bujqësore. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Etleva Xhajanka
Load More In Ekonomi, Biznes dhe Finance
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…