Home Art, Kulture dhe Argetim VlorĂ«: “E bardhĂ« si qumĂ«shti, e kuqe si gjaku” çel NetĂ«t e KinematografisĂ« Italiane

VlorĂ«: “E bardhĂ« si qumĂ«shti, e kuqe si gjaku” çel NetĂ«t e KinematografisĂ« Italiane

7 min read
0
199

VLORE, 11 korrik/ATSH-Harilla Koçi/.- “E bardhĂ« si qumĂ«shti, e kuqe si gjaku”( “Bianca come il latte, rossa come il sangue”), me regji tĂ« Giorgio Campiotti, ishte filmi qĂ« çeli aktivitetin “NetĂ«t e KinematografisĂ« BashkĂ«kohore Italiane”, nĂ« qytetin e VlorĂ«s.

Ky film, që u shfaq në hollin veror të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, u ndoq me interes nga një auditor i përbërë nga grupmosha të ndryshme, veçanërisht të rinj dhe të reja, për shkak të tematikës që trajton.

Filmi vlerësohet si një nga realizimet më të mira të kinematografisë aktuale të vendit fqinj, jo vetëm për shkak të nivelit interpretativ dhe shkallës së realizimit, por edhe për problemet që sjell në fokus, për mesazhet që përcjell. Në qendër të tij, është jeta e të rinjve, marrëdhëniet mes tyre, të trajtuara në një këndvështrim të ngrohtë e realist, duke sjellë në ekran atë çka ndodh në të vërtetë në mjedisin social, ku protagonistë janë nxënësit e një shkolle. Përmes tij marrim mesazhe kuptimplotë, të cilat përcjellin optimizmin për jetën. Të jesh në moshën e adoleshencës, nuk do të thotë se nuk duhet të jesh i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm për atë çka duhet të përjetosh, për atë që vjen më pas, për jetën në perspektivë. Në këtë kontekst, marrëdhëniet mes dy të rinjve nuk duhet të bazohen tek pasioni, por tek një ndjenjë e pastër, tek dashuria. Ndonëse finalja e këtij realizimi vjen me një ngjarje të rëndë, përmes saj, ne arrijmë të depërtojmë në një të vërtetë të madhe dhe optimiste që, evokon jetën, rrjedhën e saj të pandalshme.

 Në çeljen e këtij aktiviteti në hollin veror të Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, përshëndetën Konsullja e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, dr. Luana Alita Micheli, si dhe drejtori i Muzeut, Bebi Dobi.

Ky aktivitet do të vijojë përgjatë sezonit të verës, kur do të shfaqen 10 filma të kinematografisë bashkëkohore italiane, në një aktivitet të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë, në bashkëpunim me Bashkinë e këtij qyteti dhe Muzeun Kombëtar të Pavarësisë.

Ky aktivitet, qĂ« emĂ«rtohet “10 NetĂ«t e KinemasĂ« Italiane”, do tĂ« vazhdojĂ« pĂ«rgjatĂ« 10 javĂ«ve çdo tĂ« shtunĂ« nĂ« mbrĂ«mje dhe 10 filma tĂ« pĂ«rzgjedhur tĂ« KinematografisĂ« Italiane, tĂ« titruara nĂ« shqip, do tĂ« projektohen nĂ« hollin veror tĂ« Muzeut KombĂ«tar te PavarĂ«sisĂ«. Ky element konsiderohet njĂ« gjetje interesante, pĂ«r shkak tĂ« simbolikĂ«s dhe vendndodhjes sĂ« godinĂ«s sĂ« kĂ«tij muzeu, nĂ« njĂ« nga zonat mĂ« tĂ« populluara veçanĂ«risht nĂ« muajt e verĂ«s. Kjo pĂ«rbĂ«n edhe njĂ« nga faktorĂ«t, qĂ« impakti i kĂ«tij aktiviteti pritet tĂ« jetĂ« i dukshĂ«m, tek masa e gjerĂ« e qytetarĂ«ve dhe turistĂ«ve tĂ« huaj dhe nga qytete tĂ« tjera tĂ« vendit, tĂ« cilĂ«t do tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« ndjekin falas produkte tĂ« njohura tĂ« KinematografisĂ« Italiane tĂ« tĂ« gjitha zhanreve.

Mes filmave qĂ« do tĂ« shfaqen pĂ«r publikun e gjerĂ«, do tĂ« jenĂ« edhe “Se Dio vuole”, me regji tĂ« Edoardo Falcone, “Lo chiamavano Jeeg Robot”, me regji tĂ« di Gabriele Mainetti, “Belli di papa”, tĂ« regjisorit Giudo Chiesa, “La sedia della felicità”, me regji tĂ« Carlo Marzzacurati, “Scusate se esisto”, me regji tĂ« Riçardo Milani, “Fai bei sogni”, tĂ« regjisorit  Marco Belloçhio, “Nuovo cinema paradise”, me regji tĂ« Giuseppe Tornatore etj.

NĂ« njĂ« nga netĂ«t e kĂ«tij aktiviteti do tĂ« shfaqet filmi shqiptar me metrazh tĂ« shkurtĂ«r “Kooperative”, i regjisorit Neritan Mehmetaj, qĂ« Ă«shtĂ« xhiruar nĂ« VlorĂ« dhe bazohet tek njĂ« ngjarje e vĂ«rtetĂ«. /a.ke/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Almarina Gegvataj
Load More In Art, Kulture dhe Argetim
Comments are closed.

Check Also

KINEMA – PesĂ« gjigantĂ« pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r çmimin Oscar

LOS ANXHELES, 4 mars /ATSH-ANSA/ – NĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«she pĂ«r filmin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« huaj pĂ«r…