Home Kryesor Zgjedhja e Presidentit, afatet dhe procedurat

Zgjedhja e Presidentit, afatet dhe procedurat

9 min read
0
683

Presidenca-350x120TIRANË, 17 Mars/ATSH/- MĂ« 24 korrik pĂ«rfundon mandati i Presidentit aktual, ndĂ«rkohĂ« qĂ« procedurat pĂ«r zgjedhjen e Presidentit tĂ« ri pritet tĂ« nisin nĂ« Kuvend nĂ« mes tĂ« muajit prill.
Klima e ndezur politike e javëve të fundit, e nxitur sidomos nga protesta e opozitës dhe debatet për reformën në drejtësi, e kanë lënë disi në heshtje zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit, që këtë vit përkon me zgjedhjet parlamentare të radhës.
Sipas Kushtetutës, të amenduar në prill 2008, në raundin e tretë të votimit në parlament, Kreu i shtetit mund të zgjidhet edhe me një shumicë prej 71 votash. Ndërkohë që në proceset parardhëse Kreu i shtetit është zgjedhur me shumicë të cilësuar, 84 vota.
Kushtetuta parashikon që procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës. Kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit.
Sipas këtyre përllogaritjeve, parlamenti do të shpërndahet më 3 maj dhe se procedurat për zgjedhjen e presidentit të ri, referuar pikës 2.1 të nenit 88 të Kushtetutës, duhet të kishin nisur qysh më 3 mars të këtij viti.
Lidhur me kĂ«tĂ« çështje, nĂ«nkryetari i grupit parlamentar tĂ« PS-sĂ«, Taulant Balla, thote se nuk Ă«shtĂ« filluar diskutimi ndĂ«rpartiak, pasi afatet sipas tij, nisin mĂ« 17 prill. “Nuk kemi si tĂ« nisim bisedimet, kur procedurat nuk janĂ« hapur akoma. Procedurat hapen mĂ« 17 prill”, sqaroi Balla.
Sipas nenit 87 tĂ« KushtetutĂ«s, Presidenti i RepublikĂ«s “zgjidhet me votim tĂ« fshehtĂ« dhe pa debat nga Kuvendi. PĂ«r zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri nĂ« pesĂ« votime.Votimi i parĂ« zhvillohet jo mĂ« vonĂ« se shtatĂ« ditĂ« nga fillimi i procedurĂ«s pĂ«r zgjedhjen e Presidentit. Secili nga votimet e tjera zhvillohet jo mĂ« vonĂ« se shtatĂ« ditĂ« nga pĂ«rfundimi pa sukses i votimit pararendĂ«s. Votimi quhet i kryer edhe kur nĂ« konkurrim nuk paraqitet asnjĂ« kandidat. NĂ« votimin e dytĂ«, tĂ« tretĂ« dhe tĂ« katĂ«rt mund tĂ« paraqiten kandidatĂ« tĂ« rinj, sipas kushteve tĂ« pikĂ«s 1 tĂ« kĂ«tij neni”.
Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se 3/5 pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në votimin e katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit, thuhet në Kushtetutë.

Presidentët e 26 viteve pluralizëm 

Zgjedhja e Presidentëve para 21 tetorit të vitit 1998, vit kur u miratua dhe Kushtetuta e re e Shqipërisë, është mbështetur në procedurat e parashikuara në një kushtetutë të përkohshme, e cila u miratua pas vitit 1991, periudha kur u pranua dhe sistemi shumëpartiak.

Pas dorëheqjes së Sali Berishës nga detyra e kreut të shtetit më 1997 dhe sanksionimit të regjimit republikan në referendumin e po atij viti, filloi puna për nxjerrjen e Kushtetutës së përhershme të Republikës së Shqipërisë.

Gjatë hartimit të këtij dokumenti u shqyrtuan sistemet presidenciale dhe parlamentare, si dhe elemente të tjera të rendit kushtetues, ku u vendos zgjedhja e sistemit parlamentar, i cili parashikon pakësimin e kompetencave të presidentit dhe rritjen e kompetencave të kryeministrit.

Më 30 prill 1991, me zgjedhjen e Presidentit të parë të Republikës parlamentare nga ana e një parlamenti shumëpartiak, u krijua Institucioni kushtetues i Presidentit të Republikës.
Gjatë 26 viteve të pluralizmit politik Shqipëria ka pasur gjashtë Presidentë, në vijë kronologjike: Ramiz Alinë, Sali Berishën, Rexhep Meidanin, Alfred Mosiun, Bamir Topin dhe Bujar Nishanin.
Më poshtë vijojnë datat e zgjedhjes së Presidentëve të Shqipërisë dhe periudhat e drejtimit të tyre:

– MĂ« 30 prill 1991, pas zgjedhjeve tĂ« para shumĂ«partiake tĂ« 31 marsit 1991, parlamenti i ri pluralist me propozim tĂ« deputetĂ«ve tĂ« PartisĂ« sĂ« PunĂ«s, zgjodhi Ramiz AlinĂ«, President tĂ« RepublikĂ«s. Alia u dorĂ«hoq nga ky post pas fitores sĂ« PartisĂ« Demokratike nĂ« zgjedhjet e 22 marsit 1992.
– MĂ« 9 prill 1992 Sali Berisha zgjidhet President i RepublikĂ«s, detyrĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n u rizgjodh edhe mĂ« 3 shkurt 1997, nga e cila dha dorĂ«heqjen njĂ« muaj pas humbjes nĂ« zgjedhje tĂ« PartisĂ« Demokratike dhe fitores sĂ« koalicionit tĂ« majtĂ«.
– MĂ« 24 korrik 1997, me propozim tĂ« PartisĂ« Socialiste, Rexhep Meidani zgjidhet President i RepublikĂ«s, mandati i tĂ« cilit pĂ«rfundoi mĂ« 24 korrik 2002.
– MĂ« 24 korrik 2002 Alfred Moisiu zgjidhet President i ri i RepublikĂ«s, i propozuar nga 40 deputetĂ« tĂ« grupeve tĂ« ndryshme parlamentare. Kandidatura e tij konsensuale ishte produkt i njĂ« marrĂ«veshje maxhorancĂ«-opozitĂ«, pas bisedimeve disaditore.
– MĂ« 23 korrik 2007 Bamir Topi, i propozuar nga Partia Demokratike, u zgjodh President i RepublikĂ«s nĂ« raundin e katĂ«rt tĂ« votimit, duke marrĂ« 85 vota.
– Me 11 qershor 2012 Bujar Nishani, i propozuar nga Partia Demokratike, u zgjodh president i Republikes, nĂ« raundin e katĂ«rt te votimit, duke marrĂ« votat e 73 deputetĂ«ve.

/a.s/f.n/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ''Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare'', ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Load More Related Articles
Load More By Anila Struga
Load More In Kryesor
Comments are closed.

Check Also

Uashington DC, Rama: Shqiptarët dorëzuan listën e floririt, por jo hebrenjtë

TiranĂ«, 4 Mars/ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka marrĂ« pjesĂ« sot nĂ« KonferencĂ«n Vjetore tĂ« K…